Ish-deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka vendosur t’ia nis fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, me look të ri, duke synuar kështu që të fitoj sa më shumë vota të qytetarëve.
Reçica i ka mbjellë flokët dhe tashmë duket shumë më ndryshe në aspektin estetik se sa që dukej më parë.
Madje në një fotografi të postuar dje në rrjetin social “Facebook”, Reçica duket me më shumë flokë në kokë se ish-ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, i cili është shumë më i ri në moshë se Reçica.

Mbjellja e flokëve nga politikanët, gazetarët, këngëtarët është bërë trend së fundi në Kosovë dhe thuhet se kushton rreth 2000 euro.
