Ish-deputeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dikur refuzonte paratë e Qeverisë për shërim

Ish-deputeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dikur refuzonte paratë e Qeverisë për shërim

Ish-deputeti i Aleancës për Arhdmërinë e Kosovës, Naim Maloku, i cili po përballet me probleme shëndetësore, disa muaj më parë kishte refuzuar ndihmë nga Qeveria për shërim.

Ish-eprori i UÇK-së ndodhet i shtrirë në spital, sipas disa fotografive të tija të publikuara nga djali i tij.

E, që eksperti i sigurisë vuan nga një sëmundje kishte bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një emisioni televiziv në kohën kur po kritikohej se po ndante para nga buxheti për figura të ndryshme, kur kishin probleme shëndetësore.

Haradinaj kishte deklaruar në mars se Qeveria i ka ofruar para nga buxheti Malokut për shërim, mirëpo ai nuk i ka pranuar.

“Njëri prej tyre është Naim Maloku. I kem ofru ndihme por nuk ka pranuar”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sipas kryeministrit, Maloku i ka thënë se po i dhimbsen paratë e popullit që t’i merrte për shërim