Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi i ka bërë thirrje Lëvizjes “Vetëvendosje” që të reflektojë dhe deri në ora 00:00 të bëjnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Mirëpo, ajo s’e ka përjashtuar mundësinë e një konflikti midis grupeve të simpatizantëve të dy partive në fushatën zgjedhore.
“Nëse vërtet e duan vendin e për hir të shtetit një zgjidhje tjetër deri në ora 24h mund të bëhet, më nje kandidate te cilen edhe vete para pak kohesh e dishtën”, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi.
“Paramendoni në tubime të përbashkëta në një koalicion të mundshëm parazgjedhor LDK-VV,ku koalicioni mbrenda listës së saj kandidon me 2 kandidatë Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin si do reagojnë simpatizantët ne mes vete kur në njërën anë thirret Vjosa e tjetrën anë Albini,sigurisht me fishkëllima e aq më tepër kur aty afer mund të jenë edhe ata që dhe gjuajtën me ve,gurë e molotov në institucione”, ka shkruar ajo.