Ish-deputetja e Nisma-së jep dorëheqje nga partia

Ish-deputetja e Nisma-së jep dorëheqje nga partia

Valdete Dushica-Bajrami nga sot nuk do të jetë më pjesë e NISMA-s së Fatmir Limajt, njofton Insajderi.

Ajo përmes një njoftimi në Facebook ka falënderuar kryetarin Limaj por nuk ka treguar arsyet e largimit, njofton Insajderi.

Fillimisht ajo ka treguar për fillimet e saj në Nismën Socialdemokrate.

“Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angazhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të suksesshme”.

Tutje Bajrami ka folur edhe për përvojën e mirë në këtë subjekt politikë.

“Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribuojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurrë. Faleminderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falënderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë. Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës. Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve faleminderit për përkrahje e shumë suksese tutje”./Insajderi.com