Ish-deputetja nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme për një tjetër mandat

Ish-deputetja nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme për një tjetër mandat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, nuk ka arritur të fitojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, përcjell Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo njoftoi që nuk ka arritur t’i fitojë votat e nevojshme për të qenë pjesë e Parlamentit.

“Një betejë e humbur për mua nuk është një luftë e humbur. Një kauzë e papërmbushur, nuk është kauzë e shuar. Një amanet i parealizuar për mua nuk është një përpjekje e zmbrapsur. Përkundrazi”.

Më tutje ajo shtoi se “Çdo ditë luftën tonë ndaj të keqes do ta mbushim me ide dhe plane. Do të dëshmojmë krahas kësaj se jemi me ju, edhe pse privilegjet e disave janë humbur”, ka shkruar ndër tjerash ajo. /Insajderi.com