Ish e dashura e aktorit të famshëm tregon se ai e paguante që ajo t’i sillte drogë kur ishte shtatëzënë

Ish e dashura e aktorit të famshëm tregon se ai e paguante që ajo t’i sillte drogë kur ishte shtatëzënë

Varësia e Mattheë Perry ndaj drogës ishte aq e keqe 10 vjet më parë, ish-e dashura e tij thotë se ai do ta dërgonte për t’i marrë kokainë, heroinë dhe crack sepse ajo ishte shtatzënë në atë kohë dhe “Askush nuk do të dyshojë një vajzë shtatzënë. Mos u shqetëso”.

Kayti Edëards, e cila mbeti mikeshë me aktorin pasi u takuan për pak kohë në vitet 2000, i tha gazetës The Sun se Perry – i cili ka luftuar me varësinë për dekada, përjetoi një fazë të rëndë në 2011 dhe tha: “Unë isha si pesë muaj shtatzënë dhe duke marrë droga për të. Ai thoshte, ‘Askush nuk do të dyshojë në një vajzë shtatzënë. Mos u shqetëso”.

Perry do të bënte marrëveshjen e drogës dhe Edëards do të merrte sasi të mëdha dhe ia sillte atij.

“Ne hapnim qesen, nganjëherë ishin pilula, kokainë, nganjëherë kishte heroinë dhe crack, unë kurrë nuk e dija se çfarë do të merrja”, i tha Edëards gazetës.

Edëards pretendon se ajo thjesht po përpiqej të ndihmonte aktorin gjatë atyre ditëve dhe të takonte dilerët e drogës për ta ndaluar atë që të “endet nëpër rrugë” vetë dhe të kapet nga policia ose paparacët./Insajderi.com

PageSix