fbpx

Ish e dashura e Ronaldos: Ai është gënjeshtar dhe psikopat

Ish e dashura e Ronaldos: Ai është gënjeshtar dhe psikopat

Aktorja dhe modelja, Jasmine Lennard, që ka qenë e dashura e Cristiano Ronaldos para më shumë se 19 viteve, ka shpërthyer në rrjetet sociale duke e akuzuar lojtarin e Juventusit se “është psikopat”.

Që pas akuzave për përdhunim nga Kathryn Mayoroga, e cila kishte thënë se ylli portugez e ka sulmuar atë seksualisht në Las Vegas gjatë vitit 2009, Lennard ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, raporton Insporti.

Ajo vazhdimisht ka postuar çdo gjë se çfarë i ka ndodhur gjatë kohës kur ishte me CR7, teksa pretendon se ka fakte për ta fundosur Cristianon.

“Kam informacione dhe besoj se do të ishin të vlefshme për rastin tuaj, do të më pëlqente të ju ndihmoja”, shkruhet në një postim të Jasmine, drejtuar Mayorogas dhe policisë së Las Vegasit që ende po mbledh prova.

“Do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar Kathryn Mayorgan. Kontakto me mua Kathryn, do të të ndihmojë”, vazhdoi ajo në rrjetet sociale.

“Fjala JO nënkupton JO, fjala STOP nënkupton STOP. Nëse kryeni marrëdhënie me një femër që bërtet duke iu kërkuar të ndaleni, ju jeni përdhunues dhe përbindësh… dhe nuk më intereson se sa mirë e godisni topin apo edhe këndoni”.

Jasmine thotë se ka të regjistruar çdo gjë që ka ndodhur mes saj dhe CR7 gjatë kohës së ishin së bashku, prova që mund ta ndihmojnë Mayorgan që sipas saj, “nuk do t’i shpëtoj kësaj, jo tani, kam prova që vërtetojnë çfarë njeriu është ai”.

“Ai ka probleme mendore. E gjithë jeta e tij është gënjeshtër, ai është psikopat”, shkruan mes tjerash Jasmine. /Insporti.com/