Ish gazetarja Kraja tregon momentin kur burri i saj po tregonte për sulmin në objektin e Associated Press

Ish gazetarja Kraja tregon momentin kur burri i saj po tregonte për sulmin në objektin e Associated Press

Ish-gazetarja, Garentina Kraja, që jeton në Izrael ka rrëfyer për një moment shumë emocional që e ka përjetuar pas sulmit ajror të Izraelit që rrafshoi objektin ku gjendeshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeeras në Gaza.

Ajo ka thënë se ishte e shtangur derisa po e dëgjonte bashkëshortin e saj, gazetarin Nebi Qena që punon për Associated Press, derisa po komunikonte me ekipin e tij pas këtij sulmi.

“Jam e mpirë derisa po dëgjoj burrin tim, Nebi Qena, duke i treguar ekipit të tij se do të rindërtojnë gjithçka pak minuta pasi zyrat e Associated Press në Gaza ku qëndronte ekipi i tyre i mrekullueshëm janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar ajo në Twitter./Insajderi.com