fbpx

Ish-gjenerali Clark: E ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritur

Ish-gjenerali Clark: E ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritur

Ish-gjenerali i NATO-s, amerikani Welsey Clark, ka thënë sot se e ardhmja e shtetit të Kosovës do të jetë e ndritur shkaku i zgjuarsisë dhe guximit të njerëzve të këtij shteti.

Clark ka deklaruar se ndihet mirë kur sheh që në Kosovë po luftohet për demokraci.

“Është e mrekullueshme të shoh një luftë për demokraci, një parlament, një president, një ekonomi dhe një lidership; e di që e ardhmja do të jetë e ndritur sepse njerëzit e Kosovës kanë guximin dhe zgjuarsinë për të marrë vendimet e duhura dhe për ta lëvizur këtë shtet drejt Perëndimit”, ka thënë Clark.”Ndërkaq, Perëndimi do ta përqafoj këtë shtet dhe do ta ndihmoj këtë shtet drejt të ardhmes.”

Clark ka thënë se dëshiron që në të ardhmen Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

“Shpresoj që të kthehem këtu sërish kur Kosova të anëtarësohet në NATO”, ka deklaruar ish-gjenerali i NATO-s. /Insajderi.com