Ish-gjenerali i UÇK-së: Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për Thacin dhe të tjerët

Ish-gjenerali i UÇK-së: Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për Thacin dhe të tjerët

Ish-pjesëtari gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka deklaruar se Presidenti i Kroacisë është ofruar për të qenë “garanci” para Gjykatës Speciale për mbrojtjen e përkohshme në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të premten refuzuan kërkesën e avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.

Por, Specialja nuk përjashtoi që kjo të ndodhë në rast se një shtet i tretë garanton.

”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje” – ka deklaruar Berisha në ATV.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës “nuk kanë shprehur gatitshmëri për ta bërë këtë”. /Insajderi.com