Ish gjykatësi i Tribunalit të Hagës paralajmëron lirimin e kryekriminelëve serb

Ai thotë se gjykatësi Antonetti është duke e përgatitur terrenin për lirimin e Mladiqit dhe Karaxhiqit. Bëhet fjalë për të njëjtin gjykatës i cili e ka nënshkruar aktgjykimin lirues për Sheshelin.

Ish gjykatësi i Tribunalit të Hagës paralajmëron lirimin e kryekriminelëve serb

Christoph Flugge, ish gjykatës i Tribunalit të Hagës dhe Mekanizmit Ndërkombëtar për drejtësi e ka akuzuar gjykatësin Jean Claude Antonetti se për të akuzuarit Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq po e përgatitë aktgjykimin lirues ose së paku aktgjykime me dënime dukshëm më të ulëta në raport me ato të cilat janë shqiptuar në gjykatën e shkallës së parë.

Gazeta kroate “Slobodna Dalmacija” shkruan se Flugge para disa kohe e ka braktisur në mënyrë demonstrative detyrën e gjykatësit, duke pretenduar se këtë nuk ka bërë për shkaqe private.

Siç pretendohet, Flugge është i neveritur me faktin se përveç vendimit të paradokohshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të KB, i cili nuk ia zgjati mandatin gjykatësit turk me eksperiencë të madhe vetëm se qeveria e Erdoganit po e konsideron simpatizues të Gulenit, si dhe për shkak të mundësisë që Karaxhiq dhe Mladiq, në shkallën e dytë të lirohen.

Gjykatësi gjerman e sheh këtë në vendimin absurd të gjykatësit francez Antonetti, i cili e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Mladiqit dhe Karaxhiqit që nga procedura ankimore t’i përjashtojë gjykatësit Theodore Meron, Carmel Agius dhe Daqun Liu.

Si jo pak më me rëndësi përmend se Antonetti , për të cilin thonë se është gjykatës kontrovers, ka nënshkruar aktgjykimin lirues për liderin e radikalëve serb Vojislav Sheshel./Insajderi.com.

Për më shumë ndiqeni dokumentarin e prodhuar nga InDoks

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18) – 27.01.2019

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18)Faktori ndërkombëtarë që ruajti eksluzivitetin për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë nuk e ka hetuar si masakër madje as krimin kundër njerizimit në Reçak, e as masakrën kundër familjes Jashari. As edhe shumicën e krimeve të tjera të regjimit serb të Milloshevicit. A ishte e qëllimshme kjo?Drejtësi nuk u soll për këto krime. Por, ndërkombëtarët në vazhdimësi shqiptarëve të Kosovës iu kërkuan që të bëjnë paqe me shtetin serb. InDoks në dokumentarin “Paqe pa drejtësi”, me autor Visar Duriqi , sjell rrëfimin tjetër për krimet e pagjykuara në Kosovë.A kishte mundësi që Shteti i ri i Kosovës ta bënte këtë punë vet? A ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar masakrat kundër shqiptarëve në Kosovë? A pati gjenocid në këtë vend? Kush nga EULEX-i tentoi ta sabotonte identifikimin e të pagjeturve të luftës së viteve 1998-1999?Ndërkombëtarët tentojnë ti barazojnë më tutje krimet e regjimit të Milloshevicit me ato të UÇK-së, me Gjykatën Speciale.Por në krejt këtë padrejtësi, një pyetje legjitime rri pezull: A mund të ketë paqe pa drejtësi?Live në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Posted by InDoks on Sunday, 27 January 2019