Ish gruaja e Elton John kërkon dëmshpërblim pasi ai e ka përmendur martesën e tyre në autobiografi

Ish gruaja e Elton John kërkon dëmshpërblim pasi ai e ka përmendur martesën e tyre në autobiografi

 

Ish gruaja e Elton John, Renate Blauel ka thënë që përmendja e martesës së tyre në librin e tij, theu marrëveshjen që kishin bërë kur ishin ndarë në vitin 1988, raporton The Sun, shkruan Insajderi.

Ajo po kërkon dëmshpërblimin në vlerë prej 3 milion funtash për këtë prishje marrëveshjeje.

Renate Bleuel thotë se komentet përpos që prishën këtë marrëveshje, i shkaktuan probleme me shëndetin mental.

Elton dhe Renate u martuan në vitin 1984 dhe u divorcuan në 1988.

Elton thuhet të jetë i shokuar nga rasti sepse ata janë miq dhe sipas tij libri nuk përmban asgjë që tashmë nuk dihet publikisht.

Një burim tregon “Elton është i shokuar prej kërkesës së Renate-s sepse ai vetëm e ka lavdëruar atë.”/Insajderi.com