Ish-i burgosuri politik, Visar Ballovci, ftohet nga Specialja

Ish-i burgosuri politik, Visar Ballovci, ftohet nga Specialja

Ish-i burgosuri politik, Visar Ballovci, është i ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara për intervistim në Hagë, njofton Insajderi.

Lajmin për ftesën nga Gjykata Speciale, e bëri të ditur vetë Ballovci, i cili me anë të një njoftimi në Facebook, tha se është ftuar të paraqitet para Prokurorit Special më 12 tetor, në cilësinë e dëshmitarit.

”Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.

Më lejoni të ju njoftoj se kam marrë ftesë nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit.

Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimet i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpisë tonë.

Ballin e lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenarë me UÇK-në tonë.

Rroftë kjo Ushtri Çlirimtare që jehonë i dha Ramush Haradinaj, emri i tij mos u harroftë asnjëherë aty ku flitet shqip.

Me rrespekt i juaji Visar Ballovci!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com