Ish i dashuri i Melania Trump kishte rrëfyer për adoleshencën e saj modeste në Slloveni

Ish i dashuri i Melania Trump kishte rrëfyer për adoleshencën e saj modeste në Slloveni

Një burrë që thotë se ishte i dashuri i parë i Melania Trump ka folur se si dukej jeta e Gruas së Parë, në vitet e saj të adoleshencës, shkruan Inside Edition, transmeton Insajderi.

“Ishte dashuria ime e parë”, tha Peter Butoln për. “Dashuria ime e parë e vërtetë”.

Melania lindi në qytetin e vogël të Sernica – popullsia 5,000 – por u takua me Butoln kur u transferua në kryeqytet, Ljubljana, për të ndjekur një shkollë të mesme elitare kur ishte vetëm 17 vjeçare.

Butoln i tha për IE se ai iu afrua Melania-s pasi e vuri re duke ecur në qendër të qytetit.

“E pashë atë mes një turme vajzash dhe ajo ishte vajza më e bukur”, kujtoi ai.

Kur ata folën, Meliania vazhdoi t’i bënte shumë përshtypje. “Ajo ishte shumë e qetë, shumë paqësore, shumë modeste”, tha ai.

Ata pastaj shoqëroheshin në apartamentin modest të Melania-s në një projekt strehimi qeveritar.

Butoln tha se lidhja e tij me Melania-n mbaroi kur ai u nis për në ushtri. Ata kurrë nuk e panë më njëri-tjetrin përsëri. E fundit që ai dëgjoi nga ajo ishte në vitin 1987, kur ajo i dërgoi një kartolinë menjëherë pas ndarjes së tyre.

“Po të dërgoj këtë kartolinë me shumë ngrohtësi nga bregdeti”, kishte shkruar ajo në kartolinë, të cilën Butoln e ka mbajtur.

Një zëdhënës i Melania Trump thotë se ai kurrë nuk ishte i dashuri i saj.

Pasi Butoln iku në ushtri, Melania u zbulua nga një fotograf. Ajo u largua nga kolegji për t’u bërë modele dhe udhëtoi për në New York, ku u takua me Donald Trump në një festë në vitin 1998.

Ata u kthyen në Slloveni, ku Trump i kërkoi babait të Melania dorën e vajzës, ndërsa ata darkuan në një hotel luksoz buzë liqenit në vendlindjen e saj. /Insajderi.com