Ish-kandidati i PDK-së në Fushë Kosovë merret nga EULEX-i dhe dërgohet në Hagë

Ish-kandidati i PDK-së në Fushë Kosovë merret nga EULEX-i dhe dërgohet në Hagë

Adem Zogjani, ish kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Fushë Kosovë, është dërguar në Hagë, pasi është marrë sot në mëngjes nga pjesëtarë të EULEX-it, ka njoftuar djali i tij, Liridon Zogjani, në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Insajderi.

“Sot në orën 07:30 të mëngjesit, babi është ftuar nga misioni EULEX dhe nga aty është dërguar për në Hagë, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, shkruan Zogjani në Facebook.

Ai ka shkruar se askush nga familja e tij e as vet Adem Zogjani, nuk e ka ditur se do të dërgohet në Hagë.

Adem Zogjani është ftuar nga Specialja për periudhën e luftës, ka treguar djali i tij.