Ish-kandidati i LVV: Kodi +383 krijon identitet ndërkombëtar

Ish-kandidati i LVV: Kodi +383 krijon identitet ndërkombëtar

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka cilësuar arritjen e marrëveshjes së kodit telefonik shtetëror të Kosovës si suksesin më të madh që Kosova ka arritur në bisedimet e Brukselit.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje, Kosova krijon identitetin e saj shtetëror në fushën e telekomunikimeve, pasi do të njihet ndërkombëtarisht me kodin e saj unik shtetëror +383, shkruan Epoka e re.

Dida ka thënë se Kosova do të përfitojë ekonomikisht me këtë marrëveshje.