Ish-kandidati për kryetar të Drenasit në bisedime me Vetëvendosjen

Ish-kandidati për kryetar të Drenasit në bisedime me Vetëvendosjen

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit të kaluar, Xhavit Drenori është në bisedime që të i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për Insajderi e konfirmoi Drenori i cili tha se deri tani nuk ka asgjë konkrete por është në bisedime, ndërsa deri nesër gjithçka pritet të definohet.

“Për momentin jemi në bisedime nuk ka ende asgjë konkrete, por nesër pritet që të definohet e gjitha”, ka thënë Drenori shkurt për Insajderin.

Drenori ka konfirmuar se nëse do të i bashkohet këtij subjekti politik do të futët në garë për deputet të kuvendit të Kosovës.

Drenori është aktualisht asamblist në Kuvendin e Komunës së Drenasit. Drenori gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar kishte shkaktuar befasi duke fituar 12 përqind të votave në këtë komunë duke u renditur i treti.

Drenori ndryshe njihet si zë i fuqishëm kundërshtues i PDK-së në Drenas./Insajderi.com