Ish-kapiteni i Kosovës nënshkruan me Prishtinën

Ish-kapiteni i Kosovës nënshkruan me Prishtinën

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ka nënshkruar kontratë me klubin Prishtina.

Lajmi është konfirmuar nga klubi, përmes një njoftimi për medie.

Rashkaj, 27 vjeç,  që ka qenë kapiten i Kosovës në disa ndeshje, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin kryeqytetas.

Ish-futbollist i Halmstadit në Suedi, ka luajtur edhe për 5 vite me Sandes të Norvegjisë (2012-2017), dhe së fundi ishte anëtar i klubit të elitës suedeze, AFC United Eskilstuna./Insajderi.com