Ish-këshilltari i Hotit: Pranimi i Kishës Ortodokse serbe si palë në bisedime, veprim i rrezikshëm dhe i dëmshëm

Ish-këshilltari i Hotit: Pranimi i Kishës Ortodokse serbe si palë në bisedime, veprim i rrezikshëm dhe i dëmshëm

Visar Berisha, ish-këshilltari i Avdullah Hotit, ka reaguar pas vizitës së zëvendësndihmësit të Sekretariatit amerikan të Shtetit Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian , Matthew Palmer, të cilët gjatë vizitës  në Beograd kanë takuar kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

Ai tha se pranimi i Kishës Ortodokse serbe si pale ne bisedimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi është veprim i rrezikshëm dhe i dëmshëm.

“Kushtëtutëzimi i Kishës serbe dhe eksterritorialiteti i manastireve ortodokse te Kosovës është goditje vdekjeprurëse për funksionalitetin e shtetit te Kosovës” ka thënë ai.

Sipas tij, serbet e dinë që e kanë humbur Kosovën, por duan t’i mbesin besnik parimit te tyre shoven se ku është një varr serb aty është Serbi.

“Kushdo që ne emrin e Kosovës pranon ketë inzult mbi vendin do ta keq me popullin e Kosovës”, ka shkruar me tej Berisha./Insajderi.com