Ish-këshilltari i Kadri Veselit e quan “gomar” Haki Abazin

Ish-këshilltari i Kadri Veselit e quan “gomar” Haki Abazin

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltari i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, e ka quajtur “gomar” zëvendëskryeministrin e Kosovës, Haki Abazin.

Kryeziu, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, e ka ofenduar zv/kryeministrin Abazi, pasi numri tre i qeverisë Kurti e cilësoi si të ligjshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve automjeteve, si masë për luftimin e koronavirusit (COVID-19).

“O Haki gomari, mos e interpreto sipas qejfit ‘Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse'”, ka shkruar Kryeziu.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e qeverisë, të cilin e quajti kundër-kushtetues. /Insajderi.com