Ish këshilltari i Kadri Veselit kritikon Albin Kurtin që shkoi në zyrë pa mbrojtjen e afërt

Ish këshilltari i Kadri Veselit kritikon Albin Kurtin që shkoi në zyrë pa mbrojtjen e afërt

Ish këshilltari i Kadri Veselit, i cili tani ka dal si analist, Blerim Latifi, ka kritikuar veprimin e sotshëm të kryeministrit, Albin Kurti që shkoi në këmbë deri në zyre. Sipas Latifit kjo nuk tregon modesti as virtyt por mendjelehtësi

Latifi ka shkruar në Facebook se shëtitja e liderit si qytetar i zakonshëm është papërgjegjshmëri ndaj vendit.

“Ecja e kryeministrit në këmbë dhe pa mbrojtje të afërt, nuk është virtyt, e as modesti. Është mendjelehtësi. Në vende, si Kosova, ku stabiliteti i shtetit varet në masë të madhe nga siguria fizike e liderëve të tyre, shëtitja si qytetar i zakonshëm është papërgjegjshmëri ndaj vendit. Kosova nuk është Skandinavi, ku edhe po ndodhi ndonjë atak mbi krerët e shtetit, shteti nuk tronditet. Ne jetojmë në Ballkan, për të cilin ende vlen metafora e fuqisë së barotit. Fatkeqësisht!”, ka shkruar Latifi.

Kryeministri Kurti mëngjesin e sotëm ka shkuar në punë pa makinën e tij.

Në një postim në Instagram, Kurti ka publikuar fotografitë nga rruga deri në zyre. /Insajderi.com