Ish-këshilltari i Trump-it: Komentet e Trump-it ishin të turpshme (VIDEO)

Ish-këshilltari i Trump-it: Komentet e Trump-it ishin të turpshme (VIDEO)

Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton, i ka quajtur komentet e ish-shefit të tij rreth zgjedhjeve, të “turpshme”, njofton Insajderi.

Këto komentet Bolton i ka bërë derisa ka folur rreth zgjedhjeve ne televizionin britanik Sky News.

“Ndjehem jo i lumtur këtë mëngjes. Mendoj se komentet që i ka bërë presidenti disa orë më parë, kur tha se ‘po fiton, ka fituar, por tani zgjedhjet po vidhen’, ishin disa nga komentet më të papërgjegjshme që një president i SHBA-ve ka bërë ndonjëherë. Ne ende nuk e dimë se cili mund të jetë rezultati final. Është krejtësisht e mundur që Trump do të fitojë, por ai ka vënë dyshim mbi integritetin e të gjithë procesit zgjedhor, krejtësisht për avantazhin e tij personal. Kjo është e turpshme”, tha Bolton./Insajderi.com