Ish-këshilltari i Thaçit – Surroit: Nëse marrëveshjet me Serbinë janë problematike, këshilloje Kurtin që t’i anulojë

Ish-këshilltari i Thaçit – Surroit: Nëse marrëveshjet me Serbinë janë problematike, këshilloje Kurtin që t’i anulojë

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçi, i është drejtuar Veton Surroit, duke i thënë se “nëse marrëveshjet e deritashme i duken problematike, atëherë le ta këshillojë Kurtin që t’i anulojë ato”.

Kjo deklaratë e tij të martën në Facebook, erdhi pasi po këtë natë, Surroi deklaroi se “Hashim Thaçi kishte uzurpuar dialogun dhe dëmet e tij janë të mëdha”.

“Duke harruar që 90 % e këtij Grupit të ekspertëve të Qeverisë Kurti janë po të njëjtit që ishin edhe me Hashim Thaçin”, tha Behramaj.

Surroi, pohoi se “do të jetë këshilltar i ekipit negocies në bisedimet Kosovë-Serbi”.

Por, sipas ish-këshilltarit të Hashim Thaçi, ai është veç “argat i Besnik Bislimit”.

“Shumë poshtë ka rënë Surroi nga ambiciet për president e kryediplomat. Edhe me argatëri e ka ulur tepër nivelin. Dikur argat i Jugosllavisë. Pas luftës, argat i Hashim Thaçit. Tash po kënaqet edhe si argat i Besnik Bislimit”. /Insajderi.com