Ish-këshilltari Thaçit: Donika Gërvalla ka filluar të bëhet më kryeministër se Albin Kurti

Ish-këshilltari Thaçit: Donika Gërvalla ka filluar të bëhet më kryeministër se Albin Kurti

Adil Behramaj, Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, “ka filluar të bëhet më kryeministër se Albin Kurti”.

Ai në llogarinë e tij në  Facebook ka shkruar se kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit i bie që asnjeri nuk po e kryen punën e tij.

Behramaj, deklaroi se ministrja Gërvalla, ia mbylli rreptë dilemën e kryeministrit Kurtit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Mbrëmë paska reaguar edhe për ministrin Vitia sikur të ishte shefja e tij. Kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit, i bie që asnjëri nuk po i bëjnë punët e veta. Ndërsa, kur ata defilojnë në publik si liderë joformalë, Kurti ndoshta nuk po e dinë, por i zbehet autoriteti” ka theksuar ai. /Insajderi.com