Ish-komandant “Togu” ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandant “Togu” ftohet nga Gjykata Speciale

Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së, Zenel Shala, nga fshati Kopiliq i Skenderajt, ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale dhe thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht.

Zenel Shala, ish komandant Togu në radhët e UÇK-së tha se ftesën e ka pranuar më 22 tetor, dhe më 5 nëntor 2019 do të paraqitet për intervistë, ndërsa intervista do te zhvillohet në Prishtinë në Dhomat e Specializuara në kuadër të Gjykatës Speciale.

Ai tha se “ftesa i është bërë përmes telefonit, ku më është bërë e qartë se me datë 5 Nëntor do të jem në intervistë, ndërsa nuk më kanë bërë të qartë se a jam në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit”.