Ish-komandanti amerikan: SHBA duhet të ketë udhëheqje në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-komandanti amerikan: SHBA duhet të ketë udhëheqje në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-komandanti i forcave tokësore amerikane në Evropë, Franklin Ben Hodges, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të sigurojnë një udhëheqje të vazhdueshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përpos kësaj duhet të ekzistojë bashkëpunimi në mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

“Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian”, tha ai, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Është pretenduar se ekzistojnë divergjencat në mes SHBA-ve dhe BE-së sa i përket dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Këto dilema u rritën në kohën kur u anulua takimi i 27 qershorit në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë shkak i propozim-aktakuzave të Gjykatës Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Por, zëra në SHBA dhe në Bashkimin Evropian janë shtuar në atë se duhet të ketë më shumë bashkëpunim për një zgjidhje përfundimtarë ndërmjet dy shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com/