Ish-kryetari i Organizatës për Bashkëpunim Islamik i jep mbështetje Enver Hoxhajt

Ish-kryetari i Organizatës për Bashkëpunim Islamik i jep mbështetje Enver Hoxhajt

Ish-sekretari i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeledin İhsanoğlu, i ka ofruar mbështetje Enver Hoxhajt, kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes nje video ka përmendur historinë e bashkëpunimeve të tij me Enver Hoxhajn.

“Më 18 Shkurt 2008, ne ishim në një qytet të vogël Senegalez në bregdetin e Oqeanit Atlantik, duke u takuar me kolegët në Sekretariat për t’u përgatitur për Konferencën Ministrore dhe Samitin të OBI-t që do të mbahej në Dakar në mes të shkurtit.”, ka thënë İhsanoğlu.

Ai shtoi se “Tani, sot mendoj se ka nevojë për një shtysë të re dhe të fuqishem për të siguruar njohjen e vendeve të tjera të OBI-t, si dhe për të lënë mënjanë pengesat e tjera diplomatike që qëndrojnë si pengesa për përparimin e Kosovës. Në këtë kontekst, i uroj me gjithë zemër mikut tim të dashur Dr. Hoxhaj suksese dhe fat të mirë në shërbim të kombit dhe vendit të tij “. /Insajderi.com