Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i ka reaguar sot kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë që të merret me 200 zyrtarë serb që marrin paga nga buxheti i Kosovës, pas shkuar asnjë ditë në punë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky reagim i Hasanit, vjen pas vendimeve të marra sot nga qeveria, për shkarkimin e disa zyrtarëve, shkarkimin e Bordit të Telekomit dhe shfuqizimit të vendimit e Haradinajt për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit.
“Mbi 200 zyrtarë serb marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë. Këta zyrtarë janë të angazhuar në të gjitha ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës”, ka shkruar Hasani.
Ai në fund ka thënë se Qeveria duhet të shohë pse këta zyrtarë nuk shkojnë në punë, ose t’i bind që të vijojnë punën rregullisht ose të shkarkohen./ Insajderi.com