
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj, tash drejtor i Odës së Afarizmit të Kosovës i ka dalë krah biznesmenit Ramiz Kelmendi. Kjo pasi kompania e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi “Elkos-Group” është dënuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit me gjobë prej 1 milion e 300 mijë euro për mospërmbushje të kontratës për ndërmarrjen “Famipa” nga Prizreni.
Mulaj shprehet se biznesmeni Kelmendi “të shahet dhe të bllokohet është e lehtë, por në këtë formë nuk do të kemi investitor”.
Mulaj shprehet se për gati dy vite ka vizituar mbi një mijë prodhues apo përpunues të ndryshëm, të cilët bënin biznes me Ramiz Kelmendin apo kompaninë ELKOS dhe të gjithë kanë deklaruar për pagesa korrekte nga ana e tij.
“Kompani që pa përjashtim e lavdëronin kompaninë ELKOS për korrektësi në biznes dhe favorizim të bizneseve të tyre karshi produkteve ndërkombëtare”, shkruan Mulaj.
Madje, sipas tij, Bibita një kompani lider në tregun botëror, një pjesë të suksesit ia dedikonte edhe bashkëpunimit me Ramiz Kelmendin.
Mulaj ck se Ramiz Kelmendi, që gati një vit nuk po arrin që Fabrikës në Zahaç t’i sigurojë qasje në rrjetin energjetik të Kosovës, ku do të punësoheshin mbi 150 veta dhe ka 6 linja prodhimi.