Ish-ministri i Kosovës, Ethem Çeku, ka deklaruar një varg detyrimesh financiare (kredi) ndaj institucioneve financiare në Kosovë.
Çeku e ka deklaruar një kredi private në vlerë prej 18 mijë e 843 euro me afat kthimi deri në vitin 2021. Po ashtu, ai e ka edhe një kredi private prej 10 mijë euro me afat kthimi deri më 2020.
Një kredi tjetër të cilën e ka paraqitur Çeku kap vlerën 4 mijë euro me afat kthimi deri më 2020. Këtij vargu kredish i shtohet edhe kredit kartela prej 2 mijë euro deri më 2020.
Fëmijët e tij në zhytur në kredi
Ish-ministri Ethem Çeku ka deklaruar se fëmijët e tij e kanë një kredi biznesi në vlerë 730 mijë e 282 euro deri në vitin 2024.
Atyre u shtohet edhe një kredi biznesi në shumën 64 mijë e 978 euro me afat kthimi deri në vitin 2020. Fëmijët e Çekut kanë edhe kredinë tjetër biznesore prej 54 mijë e 573 euro deri në vitin 2020.
Nuk përfundon me kaq, fëmijët e Çekut i kanë edhe dy kredi tjera – njëra 2 mijë e 498 euro kredi biznesi me afat kthimi deri para dy muajsh; dhe tjetra po ashtu kredi biznesi 4 mijë e 856 euro me afat kthimi deri në fund të këtij muaji.
Sipas të dhënave në formular, po ashtu fëmijët e Çekut kanë 40 mijë euro linjë kreditore me afat kthimi deri në fund të muajit korrik.
Ata i kanë edhe dy garancione bankare – njëra 45 mijë euro deri në fund të nëntorit të këtij viti; dhe tjetri 15 mijë euro garancion bankar deri në fund të muajit korrik.
Gjithashtu, ata kanë edhe 21 mijë euro mbitërheqje me afat deri në fund të 2021.
Edhe gruaja e Çekut është në kredi
Bashkëshortja e Çekut del se ka kredi private mbi 12 mijë euro me afat kthimi deri më 2021. Ajo ka edhe kredit kartelë 500 euro deri më 2021.
Pagat vjetore në familjen e Çekut
Paga vjetore e Çekut arrin shumën e 30 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës. Kurse bashkëshortja e tij merr pagë vjetore 4 mijë e 570 euro nga Aldex Qeramika
Kurse të ardhura vjetore të fëmijëve të tij nga biznesi Aldex Qeramika ia deklaruar 32 mijë euro.
Çeku para të gatshme ka deklaruar 2 mijë e 363 euro. Kurse fëmijët e tij i kanë rreth 115 mijë euro në tri institucione financiare në Kosovë. Ndërkaq bashkëshortja e tij ka deklaruar vetëm 598 euro para të gatshme./Insajderi.com