Ish-ministri nga Nisma i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt

Ish-ministri nga Nisma i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie dhe njëherit kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili në qeverisje e ka aleat kryesor Nismën e Fatmir Limajt, na e cila parti është larguar Hasani.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan sot ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar dhe Burhan Arifi, stomatolog i njohur. Interesimi për t’iu bashkuar vizionit të AAK-së për shtetin e fortë, është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit. Të sapoaderuarit, profesionistë të respektuar, i falënderova për besimin duke iu uruar që përvojën politike ta shfrytëzojnë më së miri në familjen e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe tërë Kosovës”.