Ish-ministri Shëndetësisë kërkon të rishikohen masat ndaj Covid-19

Uran Ismaili ka kërkuar rishikim të masave kundër COVID-19.

Ish-ministri Shëndetësisë kërkon të rishikohen masat ndaj Covid-19

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili tashmë është deputet i PDK-së ka thënë se duhet t ërishikohen masat kundër coronavirusit.

Ky reagim i Ismailit vjen pasi në Kosovë të shtunën janë regjistruar 178 raste me COVID-18 dhe 12 vdekje për të cilat ka dyshime për prishje të sistemit të oksigjenit.

“Është urgjente që pandemia të trajtohet seriozisht nga Qeveria Hoti. Marrë parasysh situatën e re, vdekjet e fundit dhe rritjen e numrave, duhet sa më shpejtë të rishikohen masat dhe të nisin veprime konkrete për ta ndalur këtë gjendje të rëndë dhe për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të saj”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Poashu, Vjosa Osmani si kryeparlamentare dhe deputeti Bekim, Haxhiu kanë kërkuar ligj kundër COVID-19, madje ka edhe propozime për izolim total. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Numri i të vdekurve dhe i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është duke u rritur frikshëm, situata në Klinikën Infektive është duke u rënduar, ndërsa pamjet e sotme me QKUK-në e rrethuar nga policët dhe lajmet e fundit që vijnë nga atje janë tejet shqetësuese.

Është urgjente që pandemia të trajtohet seriozisht nga Qeveria Hoti. Marrë parasysh situatën e re, vdekjet e fundit dhe rritjen e numrave, duhet sa më shpejtë të rishikohen masat dhe të nisin veprime konkrete për ta ndalur këtë gjendje të rëndë dhe për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të saj.

Nuk është e mjaftueshme vetëm rritja e kapaciteteve në spitale. COVID-19 ka mbingarkuar sisteme shëndetësore më të mëdha sesa sistemi shëndetësor i Kosovës. Duhet të investohet në testime, duhet të rishikohen masat dhe duhet të ketë një komunikim strategjik të vazhdueshëm. Në të kundërtën, e keqja e shkaktuar nga COVID-19 veç sa do të rritet.

Kjo fazë e çorientimit institucional në përballje me virusin duhet të pasohet me politika konkrete që na japin forcë kolektive për t’u ballafaquar me këtë pandemi të rrezikshme dhe me pasoja fatale për jetën e qytetarëve.