Ish-Miss Shqipëria dhe aktori turk së shpejti prindër

Ish-Miss Shqipëria dhe aktori turk së shpejti prindër

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi ka konfirmuar lajmin e bukur se është në pritje të një fëmije.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë.

Mediat turke shkruajnë se Almeda është në javët e para të shtatzënisë. Ata raportuan gjithashtu se Abazi e zbuloi se ishte në pritje të ëmbël gjatë një kontrolli rutinë në spital

“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – është shprehur ajo për revistë “Who”.

Ndërkohë kujtojmë se Almeda dhe Tolga janë martuar në 13 shkurt të vitit 2017, në një dasmë private  në Los Anxhelos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.