Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

Një ish-modele po akuzon Donald Trump për sulm seksual në turneun e tenisit US Open më shumë se dy dekada më parë, në një incident të pretenduar që e la atë të ndihej e “të pështirosur” dhe “të dhunuar”, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Në një intervistë ekskluzive me Guardian, Amy Dorris pretendon se Trump iu afrua asaj jashtë banjës së dhomës së tij VIP në turneun në Nju Jork më 5 shtator 1997.

Amy Amy, e cili ishte 24 vjeç në atë kohë, akuzon Trumpin se e puthi, e preku në të gjithë trupin dhe e mbajti me forcë pa i lënë mundësinë që të largohej.

“Isha në kthetrat e tij dhe nuk mund të largohesha,” tha ajo, duke shtuar: “Unë nuk e di se si e quani veprimin kur i fut gjuhën në gojë dikujt. Por e nxora jashtë me dhëmbë. Po e shtyja. Mendoj se mund t’i kem lënduar gjuhën.”

Nëpërmjet avokatëve të tij, Trump mohoi me forcë akuzat e saj.

Amy, e cila jeton në Florida, i siguroi Guardian prova për të mbështetur rrëfimin e saj për takimet me Trump, përfshirë biletën për në US Open dhe gjashtë fotografi që e tregojnë me manjatin e pasurive të patundshme për disa ditë në Nju Jork. Trump, në atë kohë 51 vjeç, ishte martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples.

Amy tha se ajo kaloi disa ditë me Trump në shtator të 1997 pasi i dashuri i saj i atëhershëm, Jason Binn, e çoi në Nju Jork për fundjavë.

Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

Çiftit u bashkua me miqtë e tjerë të Trump në vendin e tij privat, një suitë luksoze. Fotografitë nga dita tregojnë Amy-n së bashku me Trump dhe miken e tij, Marylou Whitney.

Amy tha se sulmi i pretenduar ndodhi kur ajo u ngrit për të shkuar në banjë. “Unë kisha disa probleme me lentet e mia të kontaktit,” tha ajo. “Më kujtohet që shkova atje për të lagur lentet.”

Kur doli, pretendon ajo, Trump po priste jashtë. “Fillimisht mendova se ai po priste të shkonte në tualet, por fatkeqësisht nuk ishte kështu”. Ajo pretendon se Trump bashkoi trupin e tij me të, ndonëse ajo i tha: “Jo, ik”.

“Thjesht doja ta nxirrja këtë. Dhe unë dua që njerëzit ta dinë se ky është presidenti ynë. Kjo është lloji i gjërave që bën ai dhe është e papranueshme,” përfundoi Amy. /Insajderi.com