Ish-modelja që ishte zhdukur para dy vitesh, gjendet duke jetuar në rrugë dhe nuk pranon ndihmë

Ish-modelja që ishte zhdukur para dy vitesh, gjendet duke jetuar në rrugë dhe nuk pranon ndihmë

Ish-gruaja e Jeremy Jackson, Loni Willison është parë duke jetuar nëpër rrugët e Los Angeles, pasi ishte zhdukur për dy vite.

Modelja, u pa me një cigare në gojën e saj ndërsa zhytej nëpër kosha të mbeturinavem pasi iu dha një seri goditjesh që e lanë atë në një situatë të pashpresë.

Loni nisi lidhjen me yllin e Baywatch në 2012, përpara se romanca e tyre e fatkeqe të shkatërrohej në 2014 pas shumë krizave me droga.

Duke folur për The Sun, ish-modelja e revistave së fitnesit, hodhi poshtë ofertat e ndihmës, duke thënë: “Unë nuk kam folur me Jeremy. Unë nuk dua të flas me miqtë e mi, unë jam mirë kështu. Nuk dua të më ndihmojë askush ”.

Ajo shtoi: “Unë mund të jetoj vetë. Kam gjithçka që më duhet këtu. Askush me të vërtetë nuk kujdeset për mua dhe unë nuk dua t’i shoh, e as ata nuk duan të më shohin”.

“Unë nuk kam celular. Kam ushqim dhe kam një vend për të fjetur. Unë marr para kohë pas kohe dhe gjej ushqim në kosha të mbeturinave dhe afër dyqaneve. Ka shumë”.

Loni u zhduk në tetor 2018 pasi miqtë e saj u përpoqën ta dërgonin në rehabilitim, diçka që ajo nuk donte të pranonte.

Para zhdukjes së saj, ish modelja zhvilloi një varësi ndaj drogave të rënda dhe luftoi me sëmundjen mendore./Insajderi.com