Ish-negociatorja e lënë anash nga pushteti, tash flet me tone nacionaliste

Ish-negociatorja e lënë anash nga pushteti, tash flet me tone nacionaliste

Ish-Shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Veriu dhe Lugina e Preshevës s’mund të shkëmbehen. Ka argumentuar se këto dy pjesë janë toka shqiptare.

“Edhe veriu i Kosoves edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare, nuk mund te shkëmbehen”, ka shkruar Tahiri, në Fb.

Ajo ka parashikuar se bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë vetëm nëse Kosova dhe Serbia bëhen shtete të forta me ekonomi të zhvilluar e sundim të ligjit.

“Shqiptaret behen krejt me nje shtet, kur forcojme ekonomine dhe sundimin e ligjit, dhe jo duke dhene toka shqiptare”, ka shtuar ajo.

Reagimet e Tahirit vijnë në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi ka nisur idenë e ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve. Shumëkush këtë ide po e sheh si pikënisje për shkëmbim territoresh.

Për shkak të kësaj ideje, një parti opozitare, Vetëvendosje, ka paralajmëruar protesta më 29 shtator, me sloganin se një njeri s’duhet t’i nënshtrohemi.

Protesta kishte pasur edhe në kohën kur negociatore ka qenë pikërisht Edita Tahiri.

Por aso kohe ato thirreshin për ta kundërshtuar fusnotën që iu vendos Kosovës.

Në shumë raste Tahiri është kritikuar edhe për tolerancë dhe favore ndaj Serbisë./Insajderi.com