Ish-presidenti i Milan-it, Berlusconi shtrohet në spital

Ish-presidenti i Milan-it, Berlusconi shtrohet në spital

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi i cili tani ka në pronësi klubin e Serisë B, Monza, por kalon një periudhë të vështirë, për shkak të problemeve shëndetësore, njofton Insajderi.

84 vjeçari është shtruar me urgjencë në spital në Monaco të Francës, për shkak të disa problemeve të shfaqura në zemër. Italiani është nën kujdesin e mjekëve, teksa ka ngjallur panik tek të gjithë futbolldashësit, por jo vetëm. Lajmi është konfirmuar nga vetë mjeku personal, Alberto Zangrillo.

Ky i fundit në një prononcim për mediat italiane ka thënë se Berlusconi është shtruar me shpejtësi në një spital në Monaco, për shkak se problemet me zemrën ishin të mëdha dhe gjendja shëndetësore po shkonte drejt përkeqësimit. /Insajderi.com