“Relaksim dhe irritim”

Ish presidentja Jahjaga ka një mënyrë për të pushuar, por ka edhe një shqetësim

Nuk është parë shpesh që nga koha kur e ka përfunduar mandatin si presidente e Vendit, megjithatë Atifete Jahjaga është aktive por larg fokusit publik.

Ish presidentja Jahjaga ka një mënyrë për të pushuar, por ka edhe një shqetësim

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar aktivitetin e saj brenda një dite të zakonshme për të. Ajo për ti ikur zhurmës së përditshme, del të vrapojë në parkun e Gërmisë, njofton Insajderi.

“Për t’i ikur zhurmës së qytetit, pasditeve dal për të ecë në Gërmi. Natyra, ajri dhe freskia e kësaj hapësire u shërben shumë qytetarëve për të kaluar kohën e tyre. Shumë nga ta i takoj rrugës teksa ecin, vrapojnë apo janë ulur me familje për të pushuar”

Me gjithë relaksimin që e përjeton në hapësira të gjelbra, isha presidentja e Kosovës shqetësohet për mungesën e pastërtisë së parqeve.

“Mirëpo, shumë herë gjatë rrugës hasi edhe në mbeturina të shumta, të lëna pas nga qytetarët pasi që kanë shijuar momente të këndshme e qetësie ne Greminë tonë të bukur”

Jahjaga bën thirrje për qytetarët që t’i ruajnë hapësirat e gjelbra meqë toka është shtëpi e të gjithëve.

“U bëj thirrje qytetarëve që ta ruajmë natyrën, ta mbrojmë ambientin – sepse Toka është shtëpi e gjithësecilit dhe për ta mbrojtur jemi përgjegjës të gjithë”. /Insajderi.com