Ish-shefi i protokollit të ish-presidentit thotë se asnjë hoxhë nuk lau trupin e Rugovës

Ish-shefi i protokollit të ish-presidentit thotë se asnjë hoxhë nuk lau trupin e Rugovës

Sali Cacaj ish-shef i Protokollit të Presidentit Ibrahim Rugova ka thënë se varrimi i presidentit nuk është bërë me ceremoni fetare.

Cacaj ka thënë se nuk është paraparë asgjë fetare dhe nuk është ekzekutuar në ceremoni fetare. Ai thotë se ajo çfarë ka thënë myftiu Naim Tërrnave se ish-myftiu Rexhep Boja ka falur namazin e xhenazës.

“Me keq ardhje e them se ajo që deklarojnë është e paqëndrueshme sepse në varrim e Rugovës në asnjë mënyrë asgjë nuk kemi paraparë”, ka thënë Canaj për Frontal.

Ndërsa ish-myftiu i Kosovës, Rexhep Boja ka thënë se është e vërtet se falë namin e xhenazen e presidentit Rugova.

“Po, unë ia kam la xhenazen edhe ja kam falë namazin e xhenazes presidentit Rugova”, ka thënë Boja.