Ish-shefi i protokollit të Rugovës ‘zbutet’ pas fotografisë që i dërgohet nga ‘falja xhenazes’ së Rugovës

Ish-shefi i protokollit të Rugovës ‘zbutet’ pas fotografisë që i dërgohet nga ‘falja xhenazes’ së Rugovës

Salih Cacaj, ish-shefi i protokollit të presidentit Ibrahim Rugova, ka zbutur qëndrimin e tij se ish-presidentit Ibrahim Rugovës nuk i është falur namazi xhenazes. Fjalët e tij kanë ndryshuar pas një fotografie të dërguar nga Ahmet Sadriu i BIK-ut.

Cecaj, në fillim të emisionit Frontal në T7 ka mohuar kategorikisht se Rugovës i është falur namazi i xhenazes.

“Me keq ardhje e them se ajo që deklarojnë është e paqëndrueshme sepse në varrim e Rugovës në asnjë mënyrë asgjë nuk kemi paraparë”, ka thënë Cacaj më tutje.

“Nuk ka qenë asnjëherë i anëtarësuar në Bashkësinë Islame, nuk ka paguar anëtarësim dhe nuk ka shkuar asnjëherë në xhami, nuk ka pas si të varroset me një ritualë të tillë”, ka deklaruar ai në T7.

Por Ahmet Sadriu ka dërguar një fotografi i cili sipas tij ka qenë nga momenti i faljes së namazit të xhenasës së Rugovës. Pas kësaj Cacaj ka ndryshuar fjalët.

Ka thënë se kjo temë nuk është e rëndësishme dhe sipas ka tema të tjera më të rëndësishme. Mes të tjerash më pas Cacaj nuk e ka përjashtuar si mundësi që t’i jetë falur namazi i xhenazes Rugovës.

“Është tem e pa rëndësishme, unë besoj që është aspak e rëndësishme. Nuk është e ndershme me iu kthye kësaj teme pas 12 viteve se a ju paska falë  apo nuk ju paska falë. Qe ju paska falë. Nuk është krim nëse iu falet e nuk është as nëse nuk i është falur”, ka deklaruar ai.