Ish-selektori i Shqipërisë, kroati Oto Bariç ka ndërruar jetë nga COVID-19

Ish-selektori i Shqipërisë, kroati Oto Bariç ka ndërruar jetë nga COVID-19

Oto Bariç ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur për vdekjen e ish-trajnerit të Shqipërisë në vitet 2006-2007 e kanë dhënë pak minuta më parë mediat kroate. Trajneri legjendar ka ndërruar jetë prej koronavirusi në moshën 88 vjeçare, njofton Insajderi.

Bariç mbahet mend te Shqipëria për disa ndeshje mjaft të mira që skuadra kuqezi zhvilloi, duke pasur një dorë të madhe në skuadër në aspektin taktik.

Që prej largimit nga kuqezinjtë, Bariç nuk drejtoi më skuadra. Në të kaluarën ai ka qenë edhe në krye të Kombëtares së Kroacisë dhe Austrisë, e gjithashtu i klubeve të njohura si Rapid Vjenë, Sturm Graz por edhe Stuttgart-it në Gjermani.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, Bariç ndërroi jetë në spitalin e Dubravës në Zagreb, ku prej shtatë ditësh ishte i shtruar në spital. /Insajderi.com