Ish-sulmuesi i Inter-it arrestohet nga policia shkaku i bixhozit

Ish-sulmuesi i Inter-it arrestohet nga policia shkaku i bixhozit

Gabriel Barbosa ose i njohur ndryshe me emrin ‘Gabigol’, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Brazil, pasi u kap nga policia duke luajtur bixhoz ilegalisht, njofton Insajderi.

25 vjeçari i cili luajti vetëm një sezon me skuadrën e Interit, u arrestua pas u gjet në një vend të paligjshëm në qytetin e Sao Paolos, ku luhej bixhoz ilegal.

Sulmuesi brazilian momentalisht luan për skuadrën e Falmengos në kampionatin brazilian. Pas disa orësh në burg, braziliani u la i lirë.

“Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes zbuluam se nuk ishte një parti, por një kazino klandestine. Të arrestuarit duhet të përgjigjen për krime kundër shëndetit publik dhe bixhozit”, tha shefi i policisë në Brazil, Eduardo Brotero.

Së bashku me ‘Gabigol’, u arrestua dhe reperi i njohur brazilian Mc Gui i cili njihet për famën e tij të madhe në Brazil. /Insajderi.com