Ish sulmuesi i Milan rikthehet në Seria A

Ish sulmuesi i Milan rikthehet në Seria A

Alexander Pato do të rikthehet në futbollin italian për të nisur një eksperiencë të re. Sulmuesi brazilian ka mbetur pa ekip, sepse klubi ku bënte pjesë sezonin e fundit, Sao Paolo, vendosi të mos i rinovojë kontratën, edhe pse 31 vjeçari shënoi pesë gola në 20 ndeshjet e luajtura, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes, medias spanjolle “Don Balon” thuhet se agjentët e sulmuesit kanë arritur marrëveshjen me Genoan për të nënshkruar deri në fund të sezonit, ndërsa këtë javë pritet që Pato të mbërrijë në Itali dhe të kryejë vizitat mjekësore.

Braziliani ka kaluar gjashtë sezone mjaft të suksesshme me fanellën e Milanit dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian. Gjithashtu Pato ishte pjesë edhe e Villarreal në Spanjë. /Insajderi.com