Ish-truproja i Ibrahim Rugovës thotë se Kurtin nuk do e pyes askush a dëshiron të ketë mbrojtje të afërt

Ish-truproja i Ibrahim Rugovës thotë se Kurtin nuk do e pyes askush a dëshiron të ketë mbrojtje të afërt

Elez Nikçi, ish shefi i mbrojtjes së afërt të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka thënë se Albin Kurti ende nuk është Kryeministër i Kosovës dhe se në bazë të kësaj atij ende nuk i ofrohet mbrojtje e afërt.

Nikqi duke komentuar aksidentin e mbrëmshëm në Tiranë të veturës me të cilën po udhëtonte Kurti, ka thënë se personat që tash mund të jenë në shoqërim të tij nuk funksionojnë sipas rregullores në fuqi, njofton Klan Kosova.

Por me ta marrë pozitën e Kryeministrit, sipas Nikqit, Kurti nuk do të ketë mundësi që të zgjedhë nëse do mbrojtje ose jo.

“Nuk e pyesin, s’i intereson emri Albini, Vjosa a Kadria, është protokoll shtetëror i sigurisë”.

Ai ka rrëfyer për peripecitë sa ka shërbyer si shef i truprojave të Rugovës.

“Sipas një rregulloreje të UNMIK-ut na është lejuar që t’i kemi 11 veta. Të gjithë stafi kanë qenë pjesëtarë të UCK-së dhe kanë qenë përdorues të mirë të të gjitha llojeve të armëve”, ka thënë Nikçi.

Shikojeni emisionin e fundit të Review – 20 vjetori i Stupcave