Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadete Doda – SHOTA, është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila tha se Doda do të paraqitet më 26 janar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.
“Çlirimitarët e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëherë është ftuar t’i bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook.
“Ajo me datën 26.01.2021 do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Çlirimitarët do kthehen faqebardhë, por si do jetojnë me turpin mjeranët që deponuan dosje në Hagë!”, bën të ditur tutje ajo. /Insajderi.com