Ish-ylli i Bayern-it ikën nga Kina

Ish-ylli i Bayern-it ikën nga Kina

Ish-ylli i klubit gjerman Bayern Munich, Sandro Wagner, ka njoftuar se ka vendosur ta lërë klubin futbollistik Tianjin Teda, shkruan Be Soccer, njofton Insajderi.

32 vjeçari, që shkoi në Super Ligën Kineze, në janar të vitit 2019, është mërzitur në lindjen e largët dhe dëshiron të ikën nga atje e të kthehet në Gjermani, “për arsye familjare”.

Wagner ka shënuar 12 gola në 26 paraqitjet për Tianjin Teda, pasi iu bashkua klubit nga Bayern për pesë milionë euro./Insajderi.com