Ish-ylli portugez i Manchester United realizon gol të bukur në MLS-in amerikan

Ish-ylli portugez i Manchester United realizon gol të bukur në MLS-in amerikan

Luis Nani është një nga lojtarët më të njohur në Europë, ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar tek Manchester United ndërsa kohët e fundit aktivizohet për skuadrën Orlando City në kampionatin amerikan të futbollit MLS, njofton Insajderi.

Në ndeshjen që ekipi i tij luajti ndaj Sporting Cansas City, Nani u bë protagonist duke shënuar golin e barazimit 1-1 në minutën e 79-të të takimit.

Goli i Nanit ishte mjaft i bukur, ku pas një rrëmuje në zonë i pozicionuar me shpinë nga porta, sulmuesi portugez kap në befasi portierin duke realizuar një super gol me finte.

Goli i bukur i protugezit ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi dhe pse në moshën 34 vjeçare, Nani nuk e humbet shkëlqimin e tij si futbollist. /Insajderi.com