Ish-zëvendësministrja që tejkaloi shpenzimet

Ish-zëvendësministrja që tejkaloi shpenzimet

Anila Statovci – Demaj, ish-zëvendësministrja e Integrimeve Evropiane, në kohën sa kjo ministri ishte nën udhëheqjen e Mimoza Ahmetaj.

Sipas Institutit GAP, ish-zëvendësministrja kishte shpenzuar mbi 6 mijë euro për dreka dhe darka.

“Zëvendësministrat mund të shpenzojnë deri 200 euro në muaj ose 2,400 euro gjatë tërë vitit. Kjo na bënë të ditur se zëvendësministrja Anila Statovci ka tejkaluar shpenzimet për 6,907.66 euro si dhe është e vetmja prej zëvendësministreve që tejkalon shpenzimet”, thuhet në statistikat e publikuara nga GAP.

Sipas Raportit vjetor financiar 2017 të Ministrisë së Financave, gjatë vitit 2017 buxheti i Kosovës ka shpenzuar gjthsej 2.9 milionë euro për dreka zyrtare brenda dhe jashtë vendit. Krahasuar me vitin e kaluar shpenzimet e tilla janë rritur për 3% apo 79 mijë euro. /Insajderi.com