Ish-zyrtari i financave në Telekom akuzon AAK-në për kapje të kësaj kompanie

Ish-zyrtari i financave në Telekom akuzon AAK-në për kapje të kësaj kompanie

Ish-ushtruesi i detyrës së Zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës, Fehim Kelmendi ka dhënë dorëheqje para një jave nga kjo pozitë.

Por, ai ka akuza për funsksionimin e Telekomit, ai ka thënë se kjo ndërmarrje tashmë do të udhëhiqet nga “gangsterët” e Aleacës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ish-zyrtari kryesor i financave në Telekom, tha se tash fillon “zhvatja” dhe “vjelja” e haraçit ndaj Telekomit nga gangsterët e AAK-së, konkretisht nga grupet mafioze te udhëhequra nga Daut Haradinaj.

Insajderi.com, të martën ka raportuar se ndaj zyrtarit në fjalë dhe ish-kryeshefes ekzekutive është ushtruar presion për të dhënë dorëheqje. 

Postimi i plotë:

Rifillon zhvatja dhe vjelja e haraçit ndaj Telekomit nga gangsterët e AAK-së, konkretisht nga grupet mafioze te udhëhequra nga Daut Haradinaj. Kryeministri i mjerë Avdullah Hoti krejt çka mund të bëjë është të shkruaj 3-4 rreshta në FB kundër disa injorantëve të emëruar nga vetë ai e që veten e quajnë bord e të cilët hapur janë në shërbim të grupeve zhvatëse. Për ta kuptuar më qartë sesi funksionojnë grupet zhvatëse mjafton fakti që drejtor gjeneral i një kompanie zgjidhet personi i cili krejt karrierën e tij ka punuar si punëtor i sigurimit fizik në një pikë shitëse në njërën nga qytezat e Kosovës, ndërkohë që kjo kompani në mesin e saj ka qindra inxhinierë të telekomunikacionit, qindra financierë, juristë e ekspertë të profesioneve të tjera