“Isha 16 vjeç dhe kam parë gjëra që ende janë ankth për mua”

Tash Derek është baba i tre fëmijëve, por kur ishte adoleshent ai tregon se ishte futur në telashe. Ushtria ishte parë si zgjidhje për të krijuar disiplinë. Pesë javët e para, Derek kishte qëndruar në Maqedoni, pastaj u zhvendos në Kosovë, ku kaloi edhe gjashtë muaj të tjerë, raporton Insajderi.

“Isha 16 vjeç dhe kam parë gjëra që ende janë ankth për mua”

Derek Maude ishte ushtari më i ri që kishte shërbyer në Kosovë dhe medoemos ushtria e ka formësuar jetën e tij.

Derek nga Stockton në Britani të Madhe ishte 16 vjec kur kishte lënë shkollën, dhe ishte nisur drejt një qyteze aspak të njohur, të quajtur Obiliq, të Kosovës, ku në vitin 1999 po ndodhte lufta.

Derek Maude fillimisht kishte vendosur që të shkonte në Irlandën e Veriut në një mision paqëruajtës, por iu tha se është shumë i ri. Megjithatë ai ishte lejuar të shkonte në një zonë lufte.

“Ishte e çuditshme sesi ushtria nuk më lejoi të shkoj në Irlandë por ishin të lumtur të më dërgonin në Kosovë. Nëna ime e nënshkroi formularin që i jepte pëlqimin për të shkuar unë në këtë luftë”, rrëfen Derek për “gazettelive.co.uk”.

Tash Derek është baba i tre fëmijëve, por kur ishte adoleshent ai tregon se ishte futur në telashe. Ushtria ishte parë si zgjidhje për të krijuar disiplinë.

Pesë javët e para, Derek kishte qëndruar në Maqedoni, pastaj u zhvendos në Kosovë, ku kaloi edhe gjashtë muaj të tjerë.

“Isha 16 vjeç dhe kam parë gjëra që ende janë ankth për mua. Kam parë shumë gjëra të tmerrshme, të cilat kurrë nuk do t’i harroj”, rrëfen ai, raporton Insajderi.

Derek tregon sesi ka parë njerëz pranë vdekjes, njerëz të vdekur dhe qindra e mijëra të tjerë që janë përballur me vdekjen dhe ekzistencën në mënyra të ndryshme.

Thotë se si adoleshent e ka pasur të vështirë që të përballet pa emocione me këto skena. Por sipas tij, në shumë raste ka qenë e pamundur të mos qajë.

“Kanë qenë pamje të cilat ende më paraqiten në ëndrra”, thotë Derek.

Megjithatë, e kanë ndihmuar ushtarët e tjerë.

“Kam qenë i vetëdijshëm se isha ushtari më i ri, dhe të gjithë më kanë trajtuar me respekt”, thotë Derek.

Derek kaloi katër vjet në ushtri përpara se ta linte për tu martuar. Tash punon në një bar, por thotë se i ka ngelur merak që nuk e ka vazhduar shërbimin ushtarak./Insajderi.com